Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar me një mesazh publik në kohën kur brenda partisë janë shtuar përçarjet dhe janë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku po kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri tha se LDK është parti e idealistëve dhe se forca e saj qëndron te anëtarësia, e jo te funksionarët. “LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia! Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve.
LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave! ”, ka shkruar Haziri.
