Foshnjat me emrat e futbollistëve – raste të veçanta në Peru,

0%

Shpërndaje në: Prindërit në Amerikën Latine po emërtojnë foshnjat sipas yjeve në Kupën e Botës. Qindra të porsalindur në Peru janë emërtuar sipas Erling Haalandit. Ndërkohë janë rreth 30 mijë fëmijë me emrin e Lionel Messit dhe po aq me emrin e Neymarit dhe 30 mijë të tjerë me emrin e Cristiano Ronaldos.

“Haalandi tani është edhe peruan”, ka thënë Ivan Torres nga qendra e regjistrimit të Perusë. Mundial është emri i një fëmije të porsalindur në këtë vend. Në Meksikë është bërë virale certifikata e lindjes së një vajze. Emri i saj është Quinona Ysisidra Morita Haaland Guevara, një referencë për yjet meksikanë Julian Qunones dhe Gilberto Mora, si dhe për yllin norvegjez.

Në Argjentinë, Enzo, Emiliano dhe Lionel kryesuan listën e emrave më të popullarizuar për djem në provincën e Saltas, një javë para finales. Autoritetet lokale thanë se këta emra kanë të bëjnë me Kupën e Botës. Që nga goli i Maradonës, “Dora e Zotit”, në vitin 1986, në Amerikën Latine janë bërë trend emrat e futbollistëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha