Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

0%

Ka vdekur punëtori i KEK-ut, Milazim Binaku, i cili ishte lënduar rëndë në vendin e punës, para pak ditësh. Për vdekjen e tij ka njoftuar sindikata e KEK-ut. “Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku.

Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe.” , thuhet në njoftimin e sindikatës.

Ndryshe, 60-vjeçari ishte lënduar rëndë, pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë, teksa ishte duke punuar në Kosovamont, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës. Pas lëndimit, ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe ishte duke u mjekuar në kujdesin intensiv, por që nuk ka arritur të mbijetojë pas lëndimeve të marra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot