Policia konfiskon 147.7 gramë kokainë, arrestohen dy të dyshuar

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë marë më trafikim të narkotikëve. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, policia ka gjetur 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë.

Sipas Policisë, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotinë (DHTN) në Prishtinë pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë lokalizuar më 15 korrik një të dyshuar në magjistralen Pejë-Prishtinë. I dyshuari me inicialet F.P., i lindur në vitin 1992, është ndaluar derisa ndodhej në veturë.

Gjatë kontrollit të veturës dhe pas bastisjes së shtëpisë së tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të të njëjtit aksion është bastisur edhe shtëpia e një të dyshuarit tjetër, Q.K, i lindur në vitin 1993, por sipas Policisë, gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i ndaluar. Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale për veprën “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Burimi: Kallxo