Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 39 gradë

0%

Shqipëria të enjten do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë, në veri e verilindje në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Burimi: Telegrafi