Shpërndaje në: Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka thënë se synojnë që ta organizojnë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë para 7 gushtit – në ditën kur përfundon afati për thirrjen e seancës konstituive.
Këto deklarata Manaj i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së të enjten, një ditë pasi u dorëzuan nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Për shkak të kësaj nisme, Abdixhiku njoftoi dje se ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.
KOHA ka raportuar po dje që në takimin e së premtes Abdixhiku – Albin Kurti është arritur pajtim në parim për bashkëqeverisje.
