Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka cilësuar përballjen mes Argjentinës dhe Anglisë si një nga ndeshjet më intensive dhe emocionale të Kupës së Botës 2026. Përmes një mesazhi të publikuar pas takimit, kreu i qeverisë botërore të futbollit uroi Argjentinën për kualifikimin në finalen e dytë radhazi të Botërorit, duke vlerësuar njëkohësisht edhe paraqitjen e Anglisë.
“Çfarë gjysmëfinaleje intensive, emocionuese dhe e jashtëzakonshme në Atlanta! Urime Argjentinës për një fitore fantastike dhe përgëzime Anglisë, që i dhuroi botës kaq shumë momente të mëdha. Edhe një herë tifozët ishin të mrekullueshëm, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke mbështetur skuadrat e tyre nga fillimi deri në fund.
Kanë mbetur edhe dy ndeshje, qëndroni me ne për një përfundim epik”, shkroi Infantino. Në fushë, Anglia kaloi e para në avantazh në minutën e 55-të me Anthony Gordon, por Argjentina reagoi në fundin e ndeshjes.
Enzo Fernández barazoi shifrat në minutën e 85-të, ndërsa Lautaro Martínez realizoi golin e fitores, duke vulosur suksesin 2-1 dhe kualifikimin e “Albiceleste” në finalen e Kupës së Botës.
