Babai i Lamine Yamal nuk do të jetë i pranishëm në finalen Spanjë-Argjentinë. Mounir Nasraoui ka konfirmuar se mungesa e tij lidhet me problemet shëndetësore. Ai nuk ka ndjekur asnjë ndeshje të Spanjës në Botërorin 2026. “Jam krenar dhe mirënjohës për fitoren e madhe të Spanjës. Jam veçanërisht i lumtur për djalin tim dhe të gjithë lojtarët”, – tha ai për programin “Y ahora Sonsoles”.
Pas gjysmëfinales me Francën, Lamine e telefonoi: “Më tha se ishte krenar për mua. I thashë se unë jam edhe më krenar për të”. Nasraoui tregoi se vuan nga epilepsia: “Duhet të marr disa ilaçe çdo ditë dhe emocionet e forta mund të më shkaktojnë krizë. Mund të krijoj probleme, ndaj është më mirë të qëndroj në shtëpi dhe ta ndjek ndeshjen këtu”.
Ai foli edhe për tentativën e grabitjes në vilën e djalit në Esplugues de Llobregat: “Kam kontaktuar avokatët dhe po merren me çështjen. Janë njerëz të paturpshëm”.
