Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
