“Si anakondë” – neutralizimi i plotë i Francës nga spanjollët “e

0%

Shpërndaje në: Spanja e shkatërroi Francën thellë në zemër të Teksasit, të martën mbrëma, duke u kualifikuar në finalen e parë të Kupës së Botës që kur e fitoi trofeun në vitin 2010. Spanjollët siguruar finalen e së dielës me fitore bindëse, 2:0, që e la sulmin më të frikshëm të turneut pa frymë. Që nga fishkëllima e parë, spanjollët “e mbështollën” Francën si një anakondë.

I lanë francezët në vështirësi të mëdha, duke neutralizuar plotësisht sulmin që dukej i pandalshëm deri në gjysëmfinale. Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro i shënuan golat, por rezultati nuk shfaq drejt dominimin e Spanjës. Kampionia evropiane dominoi në posedim, diktoi ritmin dhe i mohoi vijës sulmuese të Francës çdo platformë nga e cila do të mund të rrezikonte.

“Një ëndërr e bërë realitet, të jem i sinqertë. Kur nuk e kam imagjinuar një paraqitje të tillë. Madje do të ishte e tepërt edhe për ëndrrat më të mira”, ka thënë Porro. “Ne bëmë gjithçka si duhet kundër një ekipi që po zhvillonte Kupë të Botës të shkëlqyer”. Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Spanja tashmë është vetëm një fitore larg që të jetë kampione e botës dhe e Evropës njëkohësisht. Derisa francezët kanë folur për gjërat që nuk shkuan mirë, kjo kryesisht ishte meritë e lojës gati të përkryer të spanjollëve të Luis de la Fuentes. Spanja ka pritur shumë gjatë për titullin e parë të botës, të cilin e fitoi në vitin 2010.

Dhe titulli i radhës, 16 vjet më pas, do të shënonte arritjen e një epoke tjetër të artë spanjolle, këtë herë të frymëzuar nga Lamine Yamal. Megjithatë është kolektivi që dallon Spanjën. Ndeshja pritej të ishte spektakël futbolli, por ishte e tillë vetëm për njërin ekip. Spanja në një mënyrë vendosi monopol.

E mbajti topin, mbylli hapësirat dhe privoi “Les Bleus” nga e vetmja që që u duhej sulmuesve kundërshtarë – posedimi. “Një nga faktorët kryesorë që na dërgoi në finale ishte mbajtja e topit”, ka theksuar mbrojtësi i krahut të djathtë, Porro. “Është fitore për një ekip të pabesueshëm, një grup lojtarësh spektakolarë. Një fitore për të gjithë 26 lojtarët”.

Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Si e shpëtoi Portugalinë teknologjia “që askush nuk dinte për të”? Spanja kishte rrjedhshmërinë dhe mirëkuptimin e një klubi elitar. Ishte thuajse telepatike në lëvizje dhe pasime. Pas golit të parë, Franca nuk kishte ide se si të përgjigjej. Pushimi për freskim, ndonëse erdhi në moment të duhur për Francën, nuk ndryshoi asgjë.

Michael Olise, që organizoi gjitha sulmet e Francës deri në gjysmëfinale, ishte thuajse spektator. U neutralizua plotësisht nga Marc Cucurella. Olise e humbi topin 20 herë dhe nuk arriti të kompletonte asnjë driblim. Ousmane Dembele nuk ofroi asgjë, ndërsa Bradley Barcola dhe zëvendësuesi Desire Doue, ishin po ashtu joefektivë. Magjia e zakonshme mungoi edhe nga Kylian Mbappe.

Spanja e “shtrëngoi” tutje situatën kur Porro e realizoi golin e dytë, pas një aksioni të rrjedhshëm dhe pasimi mjeshtëror nga Dani Olmo. Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Sukses historik i përfaqësueseve afrikane, nga dy në nëntë “Nuk luajtëm ashtu si donim në aspektin taktik e teknik dhe nuk ishim në nivelin e duhur.

Kur dështon të bësh atë që duhet të bësh në gjysmëfinale të Kupës së Botës, nuk fiton. Spanja iu përmbajt planit të saj dhe mënyrës në të cilën beson. Kishte mungesë komunikimi në presionin tonë. Edhe kur morëm topin, pasimet dhe prekjet e para nuk ishin të denja për një ndeshje gjysmëfinale” ka pranuar Mappe. Francezët ishin të shkatërruar në fund të ndeshjes.

Ndërkohë lojtarët e Spanjës ngritën duart lart në shenjë triumfi. Me një dominim të tillë, Spanja mund të jetë e frikshme edhe për finalen e së dielës.

Burimi: Koha