​Shoferi e ngiste veturën 117 km/h në zonë ku lejohet 60 km/h,

0%

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një shofer që u kap duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë. Sipas policisë, rreth orës në fshatin Serbovc është ndaluar një veturë e tipit Audi Q5 me targa të huaja, e drejtuar nga M.H. (1999).

Shoferi po lëvizte me shpejtësi prej 117 km/h në një segment rrugor ku kufizimi maksimal është 60 km/h. Për këtë shkelje, atij i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh dhe i janë regjistruar tri pikë negative. Gjithashtu, policia i ka ndaluar drejtimin e automjetit për një periudhë prej tre muajsh.

Burimi: Bota Sot