Spanja ka eliminuar Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” triumfoi ndaj “Gjelave” me rezultat 2:0, duke siguruar kështu biletën për finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Anglisë. Pas eliminimit të Francës, ka reaguar presidenti francez Emmanuel Macron përmes një postimi në Facebook.
Ai e ka uruar Spanjën për kualifikimin në finale, ndërsa ka falënderuar futbollistët francezë për përkushtimin e treguar gjatë garës. “Urime Spanjës për kualifikimin. Faleminderit “Les Bleus” që i përfaqësuan ngjyrat tona me kaq përkushtim. Humbja e sotme është e rëndë, por ky ekip është i ri dhe ka një të ardhme të ndritur”, ka shkruar Macron.
Spanja mposht Francën dhe kalon në finalen e madhe Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
