Rio Ferdinand ka zbuluar se Mançester Junajtid do të transferojë Manu Konen nga Roma. Klubi i Premier Ligë do të paguajë plot 53 milionë euro. Mesfushori i Francës ka edhe 3 vite të mbetura kontratë me Romën. 25-vjeçari do të dërgojë kështu të ardhura të konsiderueshme për Romën. “Mançester Junajtid ka arritur një marrëveshje për Konen dhe do të paguajë 53 milionë euro.
Ai është një lojtar i shkëlqyer për formacionin 4-2-3-1 të Kerrik”, u shpreh Rio Ferdinand. Çdo gjë do të qartësohet pas përfundimit të Botërorit. Fakt është se Franca duhet të luajë të shtunën edhe sfidën për vendin e tretë dhe katërt.
