Shpërndaje në: Kryetari i Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale lidhur me hartat e shpronësimeve në fshatin Shipitullë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Edhe pse ish-deputeti ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Thaçi u intervistua si i pandehur nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ushtrim ndikimi”. Thaçi ka pretenduar se kjo çështje është përgatitur nga rivalët e tij politikë. “Jo, kjo është një temë e përgatitur prej moti nga rivalët e mi politikë.
Më kanë përfshirë në çështjen e shpronësimeve në fshatin Shipitullë. Unë jam shumë i kënaqur që Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe i bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë deri në fund. Po ashtu, i kam bërë thirrje edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm në ato pjesë”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se është përgjigjur në ato që ka pasur dijeni.
Shtoi se një medium ka tentuar ta shantazhojë “për tre muaj rresht”. Thaçi u shpreh se se pretendimet e tij janë të bazuara dhe se nuk do t’u nënshtrohet presioneve. Edhe Arbëri 3 muaj më parë Obiliqi e Prishtina, fqinj jo të mirë – kryetari Thaçi paralajmëron kryetarin Rama “Po, sigurisht që po, i kam të bazuara dhe nuk kam rënë pre e shantazheve të mediave, e asnjëherë nuk do të bie.
Kurrë nuk do të shantazhohem e as nuk do të kërcënohem. Unë do të jem gardian i të drejtave të qytetarëve të mi. Faleminderit”, deklaroi Thaçi. Në rastin e shpronësimeve në Shipitullë, banorët e këtij fshati kishin protestuar vazhdimisht pasi kanë pretenduar se shpronësimet e KEK-ut ua kanë dëmtuar kulturat bujqësore.
