Rreth 80 persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, pasi kanë shfaqur simptoma të diarresë dhe vjelljes. Policia e Ferizajt në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se rastet janë evidentuar gjatë periudhës nga 13 deri më .
Mbi 80 raste me të vjella dhe barkqitje në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë: Jo të gjitha janë helmime “Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data deri më , janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), i cili është duke e trajtuar rastin. Rreth 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një piceri në Han të Elezit Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në këtë moment nuk ka pranuar raportim për këtë çështje.
Rasti është duke u trajtuar nga institucionet shëndetësore, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me shkaqet e simptomave dhe rezultatet e verifikimeve.
