Dardania është toka e lashtë e dardanëve

0%

Dardania është toka e lashtë e dardanëve si .p.sh: Konstantinit të Madh, martirëve Shën Florit dhe Laurit, Gjergj Kastriotit të Madh, Pjetër Bogdanit të Madh,Idriz Seferit të Madh, Nënë Terezës së Madhe, të martirëve, dëshmorëve të fundit të lirisë, Ibrahim Rugovës etj.

Jemi në shekullin XXI dhe gjuha helmuese e Milosheviqit po përsëritet dhe askush nga zyrtarët europian dhe ndërkombëtar nuk dolën me një deklarat apo reagim për t’i treguar botës demokratike dhe të civilizuar se Kosova është e pavarur dhe se Milosheviqi ka vdek e bashkë me të edhe ëndrrat e tij.

Vetëm Gjergj Kastrioti ia ka treguar leksionin e duhur kur e penguan për t’i dal në ndihmë Janosh Huniadit, dhe përgjigja e kryeheroit tonë kundër despotit sreb ishte tillë ashtu sikur dinte ai vetë të bënte me krahun e tij, urtësinë e trimërinë e tij, mbrojtësi i palodhur i civilizimit të përbashkët europian dhe shpëtimtari i Arbërisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fakt që moti është dashur të kërkojnë falje për masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pranojnë realitetin se Kosova është shtet i pavarur, vetëm duke jetuar në paqe dhe pa iluzione e fantazma të së kaluarës mund të integrohen në Bashkimin Europian të dy vendet.

Burimi: Bota Sot