BE: ​Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e

0%

Shpërndaje në: Bashkimi Evropian ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të Shtetit. Në një reagim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka shkruar se përpara kryeprokurorit Zejnullah Gashi, është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit. Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e BE-së.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ushtruesi i detyrës Agron Qalaj, nga ku u zotua të punojë për forcim të sundimit të ligjit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

Burimi: Koha