BDI: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas,

0%

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e ministrisë janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk ushtron funksion drejtues në nivel drejtorie.

Sipas BDI-së, ky disproporcion paraqet një goditje të rëndë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. “Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes kërkon besim të ndërsjellë, balancë dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve.

Përjashtimi i shqiptarëve nga nivelet ku merren vendimet strategjike cenon këtë besim, krijon ndjenjë margjinalizimi dhe dëmton karakterin multietnik të institucioneve që kanë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë qytetarëve”. “Edhe më shqetësuese është heshtja e Vlen-it.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për më shumë se dy vit enë pushtet, përfaqësuesit e tij nuk kanë arritur të mbrojnë as përfaqësimin minimal të shqiptarëve në institucionet kyçe të sigurisë. Mungesa e rezultateve dëshmon paaftësi për të mbrojtur interesin shqiptar dhe një kapje që i ka lënë pa zë përballë vendimeve diskriminuese”, thonë nga BDI.

Burimi: Telegrafi