11 nga 31 të dyshuarit për helmim nga ushqimi në QKUK rezultojnë

0%

Shpërndaje në: Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se deri më tani, janë hospitalizuar 31 pacientë të dyshuar për helmim nga ushqimi. Ndërsa gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik, ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 30 personave, prej të cilëve 11 kanë rezultuar pozitiv me bakterien Salmonella.

QKUK-ja ka dhënë detaje edhe për rastet nga Komuna e Hanit të Elezit. “Në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe treditore janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme.

Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu është rekomanduar për qytetarët që të shmangin konsumimin e ushqimit “fast-food”, veçanërisht për shkak të këtyre ditëve me temperatura të larta, pasi nxehtësia favorizon shumimin e shpejtë të baktereve. Në ditët e fundit është raportuar për helmime të qytetarëve nga ushqimi në një lokal në Prishtinë e në dy lokale në Han të Elezit.

Megjithëse, institucionet ende nuk kanë dalë me raport zyrtar.

Burimi: Koha