Vora nuk ndalet në merkato. Kevin Halabaku është përforcimi i radhës për skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit 24-vjeçar, i cili është produkt i akademisë së Sionit, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Hibernians në Maltë. NJOFTIMI ZYRTAR: Kevin Halabaku i bashkohet klubit tonë.
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Kevin Halabaku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi i krahut 24-vjeçar është produkt i akademisë së FC Sion, ku u formua duke kaluar në të gjitha grupmoshat e klubit përpara se të fitonte eksperiencë në futbollin profesionist.
Gjatë karrierës së tij, Kevin ka qenë pjesë e klubeve si FC Sion, FC Schaffhausen, Al-Sulaibikhat SC, ndërsa sezonin e fundit aktivizohej me Hibernians FC në Maltë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-19, duke përfaqësuar fanellën dardane.
Shpejtësia, dinamizmi dhe aftësia e tij në repartin ofensiv do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën në objektivat e sezonit të ei.
