Statistikat e ASK-së: Rriten përdoruesit e telefonisë mobile, bien

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj 2026, të cilat tregojnë rritje të numrit të përdoruesve të telefonisë mobile dhe fikse, ndërsa është shënuar rënie në transportin ajror. Sipas ASK-së, gjatë muajit maj janë realizuar 1.099 fluturime, ose 6 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, numri i përgjithshëm i udhëtarëve ka rënë në 366.360, që paraqet një ulje prej 4 për qind në raport me majin 2025. Në këtë periudhë, numri i udhëtarëve në ardhje ishte 183.302, ndërsa i atyre në shkuarje 183.058.

Sa i përket transportit hekurudhor, ASK njofton se numri i udhëtarëve arriti në 8.628, duke shënuar rritje prej 1.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë, përmes hekurudhës janë transportuar 182 tonë mallra. Në sektorin e telekomunikimit, numri i përdoruesve të rrjetit të telefonisë fikse ka arritur në 70.816, ose 3.4 për qind më shumë se në maj 2025.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ka rënë me 4.1 për qind, duke zbritur në 1.789.637 minuta. ASK ka bërë të ditur gjithashtu se numri i përdoruesve të telefonisë mobile me parapagim (Prepaid) ka arritur në 1.516.860, duke shënuar rritje prej 2.72 për qind në baza vjetore.

Ndërkohë, numri i përdoruesve të telefonisë mobile me kontratë (Postpaid) është rritur në 318.946, ose 1.65 për qind më shumë krahasuar me majin e vitit 2025. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, këto të dhëna paraqesin ecurinë mujore të sektorëve të transportit ajror, hekurudhor dhe telekomunikimit në vend.

Burimi: Telegrafi