Projektligji për instalimin e “fermave të erës” krijon debate në

0%

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë , “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”. Mes çështjeve të diskutuara mbi këtë projektligj ishte ndikimi që do të ketë në tokën bujqësore instalimi i impianteve eolike.

I pari që kundërshtoi ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh se këto impiante kërkojnë shpim të tokës dhe vendosjen e një platforme të madhe betoni, që do të dëmtonte tokën.

Tezën e tij e mbroi edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, që nga ana e tyre u shprehën se strukturat do të ngulen direkt në tokë dhe pa struktura betoni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, u shpreh Gjiknuri mes të tjerash.

Burimi: Bota Sot