Policia e Ontarios: Mos sillni granata në stacionet e policisë

0%

Policia në Ontario po u kujton banorëve të mos sjellin eksplozivë në stacionet e policisë, pasi një granatë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u dorëzua në një stacion të Otavës. Policia Provinciale e Ontarios tha se një banor e solli granatën në Detashmentin OPP në Otavë të premten, transmeton Telegrafi.

“OPP dëshiron t’i kujtojë publikut se nëse gjeni sende të tilla, ju lutemi mos i transportoni ato në stacionin tuaj lokal të policisë”, shkroi rajoni lindor i OPP në mediat sociale. “Kjo padyshim mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për personin që sjell sendin dhe të tjerët përreth”, shtuan ata.

Zyrtarët u rekomanduan banorëve që në vend të kësaj të lënë çdo eksploziv aty ku gjendet dhe të raportojnë vendndodhjen tek autoritetet. “Policia do të organizojë që njësia e tyre e asgjësimit të eksplozivëve të vijë për ta asgjësuar në mënyrë të sigurt sendin,” thuhej në postim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi