Përballja me Messin, mundësi që vjen një herë në jetë

0%

Shpërndaje në: Talenti 21-vjeçar i Anglisë, Nico O’Reilly, po e shijon mundësinë për t’u përballur me yllin e Argjentinës, Lionel Messin. Ai e vlerëson këtë përballje si mundësi që vjen “një herë në jetë”. “Është një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë. Messi po i afrohet fundit të karrierës.

Për mua personalisht, ai është lojtari më i mirë që ka dalë ndonjëherë në fushë të futbollit. Mezi po e pres sfidën”, tha O’Reilly për “BBC”. Portieri anglez, Jordan Pickford, paralajmëroi se Anglia nuk duhet të përqendrohet vetëm te kapiteni i Argjentinës, Messi. “Të gjithë e dimë sa i mirë është Messi, por e dimë edhe sa e mirë është Argjentina.

Nuk mund të përqendrohemi vetëm te ndalimi i Messit. Duhet të përqendrohemi te pikat e forta të argjentinasve dhe dobësitë që mund t’i shfrytëzojmë”, tha portieri që luan për skuadrën e Evertonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha