Shpërndaje në: Futbollistja Kosovare Asllani do të vazhdojë të luajë për skuadrën angleze, London City Lionesses deri në verën e vitit 2027. Klubi londinez të martën njoftoi se ka vazhduar kontratën me 36-vjeçaren Asllani. Kosovarja aktualisht është duke sanuar një lëndim serioz, por pritet të kthehet gjatë edicionit të ardhshëm. Ajo është te London City nga viti 2024.
E ka ndihmuar këtë skuadër të promovohet në elitën angleze dhe më pas të paraqitet me sukses në këtë nivel. London City përfundoi në vendin e gjashtë në kampionatin anglez. E ka transferuar futbollisten më të mirë në botë, Alexia Putellas dhe e synon titullin në edicionin e ardhshëm.
Edhe Futboll 11 muaj më parë Asllani me Suedinë ndalen në çerekfinale të Evropianit Asllani ka karrierë impresive në futboll. Për Suedinë i ka luajtur plot 209 ndeshje. Ka luajtur për skuadra si Milan, Real Madrid, Manchester City, PSG e disa të tjera. Asllani është kapitene e skuadrës angleze dhe e Suedisë.
