Juventusi befason talentin kuqezi!

0%

Ndërsa bën pjesë te moshat e Juventusit, klubi bardhezi ka befasuar sulmuesi Arman Durmishi. “Zonja e Vjetër” ka vendosur ta ftoj për t’u stërvitur me ekipin e parë me emra si Locatelli apo Openda. Ky vendim, flet qartë për rëndësinë e sulmuesit shqiptar në planet e Juventusit.

Durmishi luan me Shqipërinë U-19, ndërsa për kuqezinjtë, la moshat e Sllovenisë në vitin 2025. 18-vjeçari ka pozicion qendërsulmues, ndërsa në edicionin 2025-2026, e mbylli me 13 gola dhe 2 asiste në 33 ndeshje me Juventus U-20. Te Shqipëria U-19, “pyka” numëron 4 gola në 6 ndeshje, statistikë bindëse.

Burimi: Bota Sot