DAP: Borxhi i përgjithshëm e kaloi shumën prej 13 miliardë denarë

0%

Drejtoria e të Ardhurave Publike (UJP) ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 07/2026, në të cilën figurojnë gjithsej 5.156 persona juridikë dhe fizikë me detyrime tatimore dhe doganore të papaguara. Në listë janë evidentuar 2.007 persona juridikë, që është 66 më shumë krahasuar me listën e mëparshme, si dhe 3.149 persona fizikë, përkatësisht 32 më shumë.

Bëhet fjalë për borxhe të maturuara deri më , e të papaguara deri më , për bazat: TVSH, tatim fitimi, tatim personal mbi të ardhurat, kontribute për sigurim të detyrueshëm social, akciza dhe dogana. Në listë publikohen personat fizikë dhe ushtruesit e pavarur të veprimtarisë me borxh mbi 120.000 denarë, si dhe personat juridikë me borxh mbi 300.000 denarë.

Sipas të dhënave të UJP‑së, borxhi i përgjithshëm neto i publikuar arrin në 13,08 miliardë denarë, që paraqet rritje prej mbi 162 milionë denarësh krahasuar me listën e mëparshme. Nga kjo shumë, 12,86 miliardë denarë i referohen tatimeve dhe kontributeve, ndërsa borxhi për detyrimet doganore arrin në 213,57 milionë denarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tatimpaguesit që nuk pajtohen me të dhënat e publikuara mund të drejtohen në drejtorinë rajonale kompetente të UJP‑së ose në Administratën Doganore, në varësi të llojit të borxhit.

Burimi: Telegrafi