Atletico ndryshon qasje për Alvarezin, kërkon talentin e Barcelonës

0%

Barcelona vazhdon përpjekjet për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, ndërsa Atletico Madridi ka vendosur kushtet e saj për një marrëveshje të mundshme. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, konfirmoi së fundmi se klubi katalunas ka nisur ofensivën për sulmuesin 26-vjeçar, duke bërë të ditur se oferta financiare është mjaft e lartë.

“Oferta është për një shumë shumë të konsiderueshme, por nuk do të jetë e pakufizuar. Herën e fundit që folëm me Miguel Angel Gil Marin, isha shumë i qartë”, ka deklaruar Laporta. Sipas raportimeve, oferta fillestare e Barcelonës është vetëm në para dhe varion nga 100 deri në 120 milionë euro.

Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme, katalunasit nuk e përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së një lojtari në marrëveshje. Sipas “Mundo Deportivo”, Atletico Madridi dëshiron të përfshijë në negociata talentin 19-vjeçar Marc Bernal. Trajneri Diego Simeone e vlerëson lart mesfushorin dhe beson se ai mund të shndërrohet në liderin e ardhshëm të repartit të mesfushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Bernal. Mesfushori gëzon besimin e plotë të trajnerit Hansi Flick, ndërsa edhe vetë lojtari është i përqendruar te vazhdimi i karrierës së tij në “Camp Nou”. Për këtë arsye, klubi katalunas pritet të refuzojë kërkesën e Atleticos, duke bërë që negociatat për Julian Alvarezin të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com