Alonso shmang përgjigjen për Xhakën, optimist për sezonin e Chelsea-t

0%

Xabi Alonso ka folur për gjendjen e skuadrës, planet për sezonin e ri dhe lëvizjet e mundshme në merkato gjatë konferencës së tij të parë si trajner i Chelsea-t. Tekniku spanjoll u pyet edhe për Granit Xhakën, i cili është përmendur si një prej futbollistëve që mund t’i bashkohet skuadrës londineze. Megjithatë, Alonso nuk pranoi të komentonte rreth mesfushorit me prejardhje nga Kosova.

“Granit Xhaka? Nuk komentoj për futbollistët që nuk janë këtu me ne”, deklaroi Alonso, duke mos konfirmuar dhe as mohuar interesimin e Chelsea-t për ish-lojtarin e Bayer Leverkusenit. Alonso u shfaq optimist për sezonin e ardhshëm, pavarësisht vështirësive që Chelsea përjetoi gjatë edicionit të kaluar.

Sipas tij, skuadra nuk ka nevojë për një revolucion të plotë, por për vendime të zgjuara dhe ekuilibër më të mirë. “Nëse arrijmë ta gjejmë ekuilibrin e duhur dhe të marrim vendimet e duhura, mund të kemi një sezon të mirë. Jam optimist dhe besoj vërtet në këtë. Nuk mendoj se duhet të ndryshojmë gjithçka”, deklaroi trajneri spanjoll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Alonso pritet të punojë së bashku me drejtuesit sportivë për ta përforcuar skuadrën, por ka bërë të qartë se ndryshimet duhet të jenë të kujdesshme dhe jo të pakontrolluara. Garnacho i hap derën transferimit te Roma Ndërkohë, një prej futbollistëve që mund të largohet nga “Stamford Bridge” është Alejandro Garnacho.

Sulmuesi argjentinas është treguar i hapur ndaj mundësisë për t’iu bashkuar Romës, ndërsa bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë me përfshirjen e ndërmjetësuesve. Roma kërkon ta marrë Garnachon fillimisht në formë huazimi, me një klauzolë që do ta bënte të detyrueshme blerjen e tij pas përmbushjes së disa kushteve.

Chelsea, në anën tjetër, preferon një transferim të përhershëm ose një marrëveshje që garanton blerjen e futbollistit. Klubi londinez është i gatshëm ta lejojë largimin e argjentinasit në rast se merr një ofertë të kënaqshme, ndërsa raportohet se kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Garnacho iu bashkua Chelsea-t nga Manchester Unitedi gjatë verës së vitit 2025, por nuk arriti ta siguronte një vend të rregullt në formacion. Ai realizoi vetëm një gol në 24 paraqitje në Premier League, ndërsa tani mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, me Romën që po punon për ta gjetur formulën financiare që do të pranohej nga drejtuesit e Chelsea-t.

Burimi: Bota Sot