Zbulohen detajet e marrëveshjes për transferimin

0%

Xhezair Avduli u transferua nga Arsimi te Vllaznia, për të zëvendësuar Andrej Jagon. Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini u përforcuan në krahun e majtë të mbrojtjes. Arsimi ku Avduli ka ndarë detajet e transferimit. Klubi shqiptar është që luan në Maqedoninë e Veriut ka ruajtur 25% të kartonit në rast se Vllaznia e shet Avdulin.

Njoftimi i Arsimit: “KF Arsimi 1973 njofton se ka arritur marrëveshje me KF Vllaznia për transferimin e lojtarit tonë Xhezair Avduli. Ky transferim vjen me dëshirën dhe kërkesën e vetë lojtarit për të hedhur një hap të ri në karrierën e tij, ndërsa klubi ynë do të ruajë 25% të të drejtave ekonomike nga transferimi i tij i ardhshëm.

Tre vite më parë, Avduli erdhi te klubi ynë si një futbollist i ri me ambicie dhe ëndrra të mëdha dhe gjatë kësaj periudhe, ai u rrit së bashku me klubin tonë, u zhvillua profesionalisht dhe u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për ekipin. Jemi krenarë për rrugën që kemi bërë së bashku dhe besojmë se e ardhmja e tij do të sjellë edhe më shumë suksese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Faleminderit për çdo moment Xhezo, përkushtimi dhe puna yte do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të bukura në familjen e Arsimit, e suksese në rrugëtimin tënd të ri!”

Burimi: Bota Sot