Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur solidaritetin e saj me popullin e Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin tonë me të gjithë venezuelianët pas tërmeteve shkatërruese të natës së kaluar. Po mendoj veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre.
Ne jemi me ju ”, shkroi von der Leyen në platformën sociale X. Sipas autoriteteve, të paktën 32 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 700 të tjerë janë plagosur nga pasojat e tërmetit. Lajmin e bëri të ditur presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez të enjten në mëngjes. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura.
