Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

0%

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur stacioni policor në Ferizaj ka pranuar informatën se pas një mosmarrëveshje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Pas pranimit të informacionit, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka mësuar se i dyshuari është larguar nga banesa. Policia ka njoftuar se më vonë është gjetur i dyshuari ku është arrestuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme. Nga policia bëhet e ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”. Pas intervistimit, i dyshuari, 41 vjeç është ndaluar për 48 orë për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo