Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

0%

Federata Turke e Futbollit (TFF) raportohet se i është drejtuar FIFA-s me kërkesë për përsëritjen e ndeshjes së Turqisë kundër Paraguait, por kjo kërkesë është refuzuar pasi FIFA ka vlerësuar se incidenti në fjalë nuk ka ndikuar në aftësinë e gjyqtarit për të administruar takimin, raportoi mediumi turk Sabah .

Gjithçka lidhet me një episod të minutës së 45-të, kur futbollisti paraguajan Matias Galarza mori orën e gjyqtarit pasi ajo i ra në tokë dhe e vendosi në dorën e tij. Më vonë u pretendua se lojtari ia kishte kthyer orën gjyqtarit, megjithëse sipas Sabah , ky moment nuk shihet në pamjet e disponueshme.

Futbollisti paraguajan kishte marrë tashmë një karton të verdhë, por gjyqtari nuk e pa të gjithë incidentin dhe për pasojë nuk i tregoi kartonin e dytë të verdhë. Si rezultat, lojtari shmangu përjashtimin nga ndeshja. 🇵🇾🇹🇷 This might be the most unhinged moment of the World Cup so far.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Matías Galarza scores the winning goal for Paraguay… then immediately finds the referee’s lost watch, puts it on, and starts playing with it like it’s a new accessory.

He gave it back a few minutes later.… — Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 21, 2026 Sipas raportit, ky rast shkaktoi një proces të heshtur ligjor dhe diplomatik brenda kampit turk pasi Turqia humbi ndeshjen dhe u eliminua nga turneu.

Zyrtarët turq analizuan nëse incidenti mund të përfshihej në rregulloret e FIFA-s që parashikojnë përsëritjen e një ndeshjeje kur veprimet e një lojtari cenojnë autoritetin e gjyqtarit ose e pengojnë atë të menaxhojë siç duhet takimin. Më pas, FIFA ia paraqiti qëndrimin e saj Federatës Turke, ndërsa për rastin thuhet se është informuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Zhvillim i papritur në Botëror, Francë – Norvegji mund të pezullohet Sipas Sabah , organi më i lartë i futbollit botëror pranoi se argumentet e Federatës Turke kishin një bazë të caktuar. Megjithatë, FIFA arriti në përfundimin se nuk kishte prova që gjyqtari ishte bërë i paaftë për të kryer detyrën e tij.

Edhe pse FIFA vlerësoi se udhëzimet për raste të tilla janë të qarta dhe se shqetësimet e Turqisë ishin të kuptueshme, ajo mbajti qëndrimin se nuk mund të argumentohej se gjyqtari ishte komprometuar ose penguar në menaxhimin e ndeshjes. Faktori vendimtar ishte se gjyqtari mbante edhe një orë të dytë.

FIFA i ka bërë të ditur drejtuesve turq se kjo orë rezervë e rrëzon pretendimin se incidenti ndikoi në kontrollin e ndeshjes./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi