Shembet stadiumi ku stërvitet Suedia

0%

Suedia u stërvit të mërkurën në një stadium të shkatërruar. Gjatë punimeve për rinovimin e arenës së FC Dallasit, punëtorët tentuan të shembnin një pjesë të strukturës me eksploziv, por shpërthimi rezultoi i pasuksesshëm dhe objekti u rrëzua në drejtimin e gabuar. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Pamjet tregojnë mbetjet e shpërndara mbi tribunat e stadiumit, ndërsa lojtarët vijojnë përgatitjet në fushë.

Burimi: Bota Sot