Dy shtetas të Turqisë, një grua dhe një burrë, janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se u rrahën mes vete. Sipas policisë, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “Prishtinë – .
Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Turqisë pasi që, dyshohet se ishin rrahur në mes vete. Dy të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
