Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

0%

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe , të dyshuar për përfshirje në veprime që kanë penguar rendin dhe qetësinë publike. Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar në gjendje të lirë akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ata janë: D. G., 50 vjeç; I. D., 55 vjeç; E.

E., 32 vjeç; E. B., 29 vjeç; V. D., 30 vjeç; E. Z., 26 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme nga ato të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës, si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë qarkullimi, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /euronews.al

Burimi: Telegrafi