Ylli i Chelsea-t, Cole Palmer, ka thyer heshtjen pasi u la jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës nga trajneri Thomas Tuchel, në atë që konsiderohet si një nga vendimet më kontreverse të gjermanit.
Përveç Palmer, Tuchel la jashtë edhe emra si Phil Foden dhe Trent Alexander-Arnold, duke u shprehur: “Ne nuk po grumbullojmë lojtarët më të talentuar, po përpiqemi të ndërtojmë një skuadër”. Trajneri gjerman arsyetoi se problemet fizike dhe rënia e formës së Palmer te Chelsea këtë sezon ndikuan në vendimin e tij.
Në një intervistë për I-D, Palmer u shpreh i qetë për këtë vendim: “Nuk po qaj për një vendim që nuk mund ta ndryshosh dhe shpresoj që djemtë të shkojnë deri në fund.” Ai pranoi se sezoni i fundit nuk ishte më i miri dhe shtoi se do ta shfrytëzojë këtë verë për t’u çlodhur për herë të parë pas 3-4 vitesh, ndërsa konfirmoi se do t’i ndjekë ndeshjet e Anglisë në televizion.
Ndërkohë, pas barazimit pa gola të Anglisë ndaj Ganës, legjenda si Wayne Rooney dhe analisti Jamie Carragher kanë kritikuar ashpër Tuchel-in, duke thënë se mungesa e kreativitetit të Palmer dhe Foden në fushë do të jetë pengu më i madh i trajnerit në këtë Botëror.
