Sipas raportimeve, Jose Mourinho i ka kërkuar Real Madridit të transferojë edhe një tjetër yll të Ligës Premier, pasi klubi tashmë ka siguruar shërbimet e Marc Cucurellas, Ibrahima Konates dhe Bernardo Silvës. Që prej rikthimit të tij në stolin e ‘Santiago Bernabeu’ në fillim të këtij muaji, Mourinho nuk ka humbur kohë për të bërë të qarta kërkesat e tij në afatin kalimtar.
Pas rizgjedhjes së presidentit afatgjatë Florentino Perez, Real Madridi paraqiti një ofertë prej 152 milionë eurosh për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, por ajo u refuzua menjëherë. Megjithatë, ndërsa saga e Alvarezit pritet të vazhdojë gjatë verës, madrilenët kanë konfirmuar tashmë transferimet e Cucurellas nga Chelsea dhe Konatés nga Liverpooli.
Mourinho fillon punën për ta sjellë yllin e Interit te Real Madridi Numri i ish-lojtarëve të elitës angleze në skuadër mund të rritet edhe më shumë këtë verë, pasi sipas mediumit spanjoll Marca, Mourinho i ka kërkuar personalisht klubit të transferojë mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.
Fernandez, i cili ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2032, vlerësohet nga Chelsea rreth 140 milionë euro. Në listën e objektivave ndodhet edhe mesfushori i West Hamit, Mateus Fernandes, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe Tottenhami dhe Manchester Unitedi. Megjithatë, në këtë fazë duket e pamundur që Real Madridi të realizojë transferimin e të dy lojtarëve.
Më herët ishte raportuar se Chelsea dhe Real Madridi kishin nisur bisedimet për një largim të mundshëm të Fernandezit drejt Spanjës. Megjithatë, sipas Daily Mail , burime pranë situatës kanë konfirmuar se ende nuk ka pasur kontakte zyrtare mes dy klubeve.
Chelsea vazhdon të presë një ofertë nga Real Madridi, ndërsa kushtet personale me lojtarin besohet se nuk do të përbëjnë problem për t’u arritur./ Telegrafi
