Lëndohet mbrojtësi para ndeshjes ndaj Panamasë

0%

Kombëtarja e Anglisë mund të jetë pa mbrojtësin e krahut, Reece James, në ndeshjen e ardhshme ndaj Panamasë, pasi lojtari po vuan nga një tendosje në muskujt e kofshës (hamstring).

Sipas raportimeve të fundit, trajneri Thomas Tuchel nuk pritet të rrezikojë mbrojtësin e Chelseat duke pasur parasysh historikun e tij të gjatë me lëndime, shkruan Indeksonline Ndërkohë, nën monitorim nga stafi mjekësor është edhe mesfushori Declan Rice, megjithëse gjendja e tij nuk konsiderohet aq shqetësuese sa ajo e James.

Mungesa e mundshme e Reece James do të ishte një goditje për Anglinë, pasi mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Tuchel gjatë këtij turneu..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot