Disa studentë të Akademisë së Sigurisë mbrëmjen e së mërkurës kanë shfaqur probleme shëndetësore. Mësohet se rreth 30 kursantë kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Mbrëmjen e djeshme janë raportuar mbi 10 ambulanca në ambientet e shkollës së policisë në Sauk teksa u kanë dhënë ndihmë mjekësore dhe i kanë transportuar në spital.
Ende nuk dihet gjendja e tyre ndërsa policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen. Helmimi vjen pas një tjetër rasti helmimi të regjistruar në maj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
