Të enjten, më janë ekzekutuar pagesat për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një statusi në Facebook.
“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro” – ka shkruar Murati. Më herët, gjatë këtij muaji më , ishin ekzekutuar edhe shtesat për punëtorët e sekotirt jo publik.
Më , Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve. Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit privat, si dhe 100 euro për studentët aktivë.
Qeveria ka mbështetur me nga 100 euro edhe pensionistët dhe fëmijët. Për këtë pako ka pasur reagime të shumta, pasi e njëjta u miratua në prag të Zgjedhjeve të Parakohshme që u mbajtën më . Blerje votash e konsideronte kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku. “Propagandë. Fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme.
Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet”- ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook më Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kishte shprehur shqetësim në lidhje me mbështetjen e njëhershme financiare si përgjigje ndaj inflacionit nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
Në një komunikatë për media të lëshuar më , ka thënë se derisa mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse të qytetarëve përbëjnë objektiva të rëndësishme, masat e përkohshme ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër por nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm se masat të cilat fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër rrezikojnë të prodhojnë ndikim të kufizuar afatgjatë ekonomik, veçanërisht në një ekonomi si ajo e Kosovës, ku një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit përkthehet në rritje të importeve, e jo në shtim të prodhimit vendor dhe të investimeve.”- thuhet në reagim.
Demokracia në Veprim, këtë veprim e ka konsideruar se e cenon garën e barabartë dhe integritetin e zgjedhjeve. “Demokracia në Veprim vlerëson se vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, vetëm pak kohë para zgjedhjeve, përbën shkelje ligjore dhe rast klasik të keqpërdorimit të resurseve publike në periudhë zgjedhore.”- thuhej në e tyre.
