Mbrojtësi i Spanjës, Pau Cubarsi, ofroi mendimet e tij se si do të ishte të përballej me Lionel Messin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, duke deklaruar se ikona e Barcelonës mbetet frymëzimi i tij më i madh. Spanja dhe Argjentinas kanë hyrë si dy nga favoritët kryesor për të fituar Kupën e Botës dhe nisja e garës për ta ka qenë pozitive.
Për një finale të mundshme mes kombëtares La Roja dhe asaj Albiceleste ka folur edhe ylli i Barcelonës, Cubarsi, i cili ka thënë se do të ishte një ëndërr e bërë realitet.
Kupa e Botës: Ndeshjet e mundshme të fazës së 1/16-tës bazuar në gjendjen aktuale pas javës së dytë “Do të ishte një ëndërr e bërë realitet, veçanërisht sepse do të thoshte se jam në finalen e Kupës së Botës”, ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi i Barçës. “Do të ishte një shans për ta fituar. Nëse do të ishte kundër Messit, do të ishte vërtet një ëndërr që e kam pasur që kur isha fëmijë”.
“E gjithë familja jonë e ka mbështetur gjithmonë Barçën, dhe që kur isha fëmijë, ai ka qenë gjithmonë idhulli dhe modeli ynë, dhe mezi pres ta takoj”, përfundoi Cubarsi.
