Policia e Kosovës katër ditë më parë realizoi kontrolle në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, ku u gjetën dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale. Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga qytetarët se në disa lokacione mund të gjendeshin mjete të paligjshme.
E në raportin e sotëm policor është bërë e ditur se të mërkurën (24 qershor) është identifikuar intervistuar një i dyshuar. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është liruar. Media merr vesh se ky është i dyshuari i dytë i intervistuar lidhur me këtë rast.
