Anëtari i KLP-së nën dyshime për gjeste intime gjatë orarit të punës, ILD kërkesë në Kushtetuese për shkarkimin e Olger Eminajt

0%

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj. Burime jo zyrtare për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, ILD ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas dyshimeve për veprime seksuale të dyshuara të kryera prej tij.

Kjo masë e kërkuar argumentohet me faktin se anëtari i KLP, nga verifikimet e kryera rezulton se ka cenuar besimin e publikut. Gjykata Kushtetuese e ka riregjistruar çështjen dhe si relatore është caktuar gjyqtarja Marjana Semini. Olger Eminaj dyshohet se i ka dërguar një denoncueseje foto intime dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje erotike, kjo e ndodhur gjatë orarit zyrtar të punës.

Gjithashtu dyshohet se ai i ka kryer këto veprime brenda ambienteve të institucionit të drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot