Zendaya ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj të veçantë gjatë turneut të promovimit të filmit “Spider-Man: Brand New Day”, duke zgjedhur këtë herë një paraqitje tejet të thjeshtë, por me një prekje nostalgjike. Aktorja 29-vjeçare u shfaq në premierën e filmit në Paris, të mbajtur të mërkurën (24 qershor) në UGC Ciné Cité Bercy, duke veshur një bluzë vintage me motivet e Marvel-it.
Bëhet fjalë për një Spider-Man Mad Engine Metallic T-Shirt, e cila raportohet se është lansuar fillimisht rreth vitit 2012. Stili i saj minimalist, por me referenca të qarta ndaj kulturës së superheronjve, është interpretuar si një vazhdim i prirjes së saj për të kombinuar modën vintage me eventet promocionale të filmave ku ajo luan.
Zendaya Në event, Zendaya u shoqërua nga bashkë-ylli i saj dhe bashkëshorti në jetën reale, Tom Holland. Megjithatë, dyshja nuk pozuan së bashku në tapetin e kuq, duke ruajtur një distancë profesionale gjatë kësaj daljeje publike.
Bluzat e këtij modeli mund të gjenden ende në platforma të ndryshme si eBay, por aktualisht nuk shiten në dyqane zyrtare, gjë që e bën edhe më të veçantë zgjedhjen e saj të modës për këtë premierë. Zendaya
