Tri gjërat që duhet t’i dini për Sunny Hill Festival 2026

0%

Së shpejti nis festivali më i madh i muzikës në Kosovë, Sunny Hill Festival, një ngjarje që çdo vit tërheq vëmendjen e mijëra adhuruesve të muzikës. Si një nga festivalet më të mëdha dhe më të njohura në Evropë, Sunny Hill Festival mbledh dhjetëra mijëra pjesëmarrës, përfshirë vizitorë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Festivali është shndërruar në një pikëtakim të artistëve me famë botërore dhe atyre vendor, duke sjellë në Kosovë performanca spektakolare dhe një atmosferë unike. Ndërsa kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në nisjen e këtij spektakli madhështor, këto janë tre gjërat kryesore që duhet t’i dini për Sunny Hill Festival, para se të hapen dyert e një tjetër edicioni të paharrueshëm.

Kur nis festivali? Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, për tri net të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës. Festivali do të zhvillohet në Bërnicë të Poshtme, afër Prishtinës, në një hapësirë të veçantë dhe të përshtatur për pjesëmarrësit. Cilët janë artistët e konfirmuar për këtë edicion?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonëse lista e plotë e artistëve ende nuk është bërë publike, deri më tani janë konfirmuar disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare. Artistët e konfirmuar deri tani janë: Katy Perry, Martin Garrix, Pawsa, Adam Port, Rampa, Seth Troxler, Manifest, Dhurata Dora dhe Carlita. Ku mund t’i blini biletat?

Biletat e rregullta për edicionin e sivjetmë tashmë janë në shitje në faqen zyrtare të festivalit: sunnyhillfestival.com . Përmes faqes ju mund t’i blini biletat dhe të bëheni pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në rajon. Procesi i blerjes është i thjeshtë dhe i shpejtë.

Përveç biletave të rregullta në dispozicion janë gjithashtu edhe biletat VIP, në varësi të përvojës që dëshironi të përjetoni gjatë festivalit.

Burimi: Telegrafi