Skandali i Senegalit

0%

Një tronditje e vërtetë ka pushtuar kampin e Senegalit pas raportimeve të fundit nga media vendase “SeneNews”. Sipas burimeve të cituara nga “Kooora”, zëvendësimi i kapitenit Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjes kundër Norvegjisë nuk ka qenë një vendim taktik i trajnerit, por një kërkesë e ardhur direkt nga yjet e skuadrës, Sadio Mané dhe Idrissa Gueye.

Ky zhvillim ka shkaktuar një “tërmet” në ambientin sportiv senegalez, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi hierarkinë dhe harmoninë brenda grupit. Raportohet se lojtarët kryesorë ndërhynë për ta zëvendësuar kapitenin për shkak të performancës së tij të dobët në fushë.

Një lëvizje e tillë, e cila anashkalon autoritetin e stafit teknik, hedh dritë mbi një situatë tepër të tensionuar në përfaqësuese. Nëse këto pretendime konfirmohen, ky episod rrezikon të destabilizojë moralin e ekipit në një moment vendimtar, duke shndërruar dhomat e zhveshjes në një vatër konfliktesh që mund të ndikojnë ndjeshëm në vazhdimësinë e tyre në këtë Kupë Bote..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot