Senati i SHBA-së voton për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

0%

Senati i Shteteve të Bashkuara, ku shumicën e ulëseve e ka Partia Republikane e presidentit Donald Trump, të martën e mbështeti legjislacionin për ndërprerjen e veprimeve ushtarake amerikane kundër Iranit, por nuk ishte menjëherë e qartë se si do të ndikojë kjo masë në luftë, kur administrata e Trumpit po negocion një marrëveshje të paqes me shtetin aziatik.

Senatoi votoi me 50 vota “për” dhe 48 “kundër” rezolutës, e cila ishte miratuar edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve më herët këtë muaj, duke pasqyruar shqetësim në rritje edhe në mesin e disa republikanëve të Trumpit rreth konfliktit të papopullarizuar që nisi më 28 shkurt, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Kjo ishte hera e parë që të dyja dhomat e Kongresit miratojnë një rezolutë që e udhëzon presidentin që t’i tërheqë forcat amerikane nga veprimet armiqësore, siç përcaktohet në Rezolutën e Kompetencave të Luftës, dokument i vitit 1973, i njohur më mirë si Akti për Kompetencat e Luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse ka gjasa që votimi të mbetet kryesisht simbolik, ai shënon një hap të qartë prapa për Trumpin, i cili deri rishtazi gëzonte përkrahje pothuajse të plotë nga anëtarët republikanë të Kongresit. Republikanët kanë shumicë të ngushtë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Sipas Aktit për Kompetencat e Luftës, masa nuk i dërgohet Shtëpisë së Bardhë për t’u nënshkruar nga Trumpi.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se ky legjislacion nuk është kushtetues dhe, rrjedhimisht, as ligjërisht i detyrueshëm. Ekspertët thonë se kjo gjë mbetet çështje ligjore e kontestuar që me gjasë do të zgjidhet në gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com