Rrahje në Magure të Lipjanit, dyshohet se u përfshinë tri familje, dy persona po trajtohen në QKUK

0%

Një rrahje mes disa personave në fshatin Magure të Lipjanit ka ndodhur sot, më . KALLXO.com merr vesh se në rast janë përfshirë rreth tri familje të dy nacionaliteteve, ashkali dhe shqiptar. Burime të KALLXO.com kanë thënë se Policia në Lipjan ende nuk i ka intervistuar palët e përfshira dhe se disa ende po marrim trajtim mjekësor.

Kurse, Agim Krasniqi, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan e ka konfirmuar po ashtu këtë rast, por nuk ka ndarë shumë informacione me arsyetimin se me rastin po merren organet e sigurisë. Krasniqi ka bërë të ditur se dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Si rast është trajtuar nga ekipa e urgjencës e QKMF-Lipjan, pasi rasti është trajtuar edhe me polici për informacione tjera nuk mund të ju japim aktualisht… Këta dy persona janë transferuar në QKUK nga ekipet e QKMF-së.” – ka thënë Krasniqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com e ka pyetur Flora Ahmetin, zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës dhe Kaltrina Shalën, zëdhënësen e Prokurorisë Prishtinë, për këtë rast, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu, janë pyetur dhe telefonuar edhe zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për personat që po trajtohen atje, por deri në publikimin e lajmit nuk janë përgjigjur.

Burimi: Kallxo