Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për mërgatën gjatë sezonit veror

0%

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për mbulimin e kostos së policës kufitare, të njohur edhe si kartoni i gjelbër, për bashkatdhetarët që do të vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se edhe këtë vit Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për mërgatën përmes subvencionimit të policës kufitare për automjetet e tyre, përcjell Telegrafi.

“Edhe këtë vit, duke filluar nga muaji korrik e tutje, u ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare, apo siç njihet kartoni i gjelbër, për qëndrimin në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Prandaj, si e tillë, ky propozim-vendim parasheh ndarjen buxhetore prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5, ‘Mbështetje për mërgatën’, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, deklaroi Murati.

Burimi: Telegrafi